Instalim
Windows ose macOS
OnionShare për Windows dhe macOS mund t’i shkarkoni që nga sajti OnionShare.
Celular
OnionShare për Celular mund të shkarkoni nga lidhjet vijuese
- Android
- iOS
Apple App Store: https://apps.apple.com/app/onionshare/id1601890129
Shkarkim i drejtpërdrejtë IPA: https://github.com/onionshare/onionshare-ios/releases
Testflight: https://testflight.apple.com/join/ZCJeY65W
Linux
Ka rrugë të ndryshme për të instaluar OnionShare për Linux, por rruga e rekomanduar është ose për përdoret paketa Flatpak, ose Snap. Flatpak-u dhe Snapcraft-i garantojnë se keni përherë versionin më të ri dhe e xhironi OnionShare-in brenda një bankëprove.
Snapcraft-i mbulohet së brendshmi në Ubuntu dhe Fedora vjen me mbulim të Flatpak-ut, por cili të përdoret e keni ju në dorë. Që të dy funksionojë në krejt shpërndarjet Linux.
Instaloni OnionShare-in duke përdorur Flatpak-un: https://flathub.org/apps/details/org.onionshare.OnionShare
Instaloni OnionShare-in duke përdorur Snapcraft-in: https://snapcraft.io/onionshare
Mundeni edhe të shkarkoni dhe instaloni paketa .flatpak
apo .snap
të nënshkruara me PGP që nga https://onionshare.org/dist/, nëse doni.
Instalim Flatpak dorazi
Nëse doni ta instaloni dorazi OnionShare-in me Flatpak duke përdorur paketë njëkartelëshe të nënshkruar me PGP, këtë mund ta bëni kështu:
Instaloni Flatpak-un duke ndjekur udhëzimet te https://flatpak.org/setup/.
Shtoni depon Flathub, duke ekzekutuar
flatpak remote-add --if-not-exists flathub https://flathub.org/repo/flathub.flatpakrepo
. Edhe pse s’do ta shkarkoni OnionShare-in prej Flathub-i, OnionShare nga disa paketa që mund të kihen vetëm prej andej.Shkoni te https://onionshare.org/dist/, zgjidhni versionin më të ri të OnionShare-it dhe shkarkoni kartelat
.flatpak
dhe.flatpak.asc
.Verifikoni nënshkrimin PGP të kartelës
.flatpak
. Për më tepër hollësi, shihni Verifikim nënshkrimesh PGP.Instaloni kartelën
.flatpak
duke kryerflatpak install OnionShare-VERSION.flatpak
. ZëvendësoniVERSION
me numrin e versionit të kartelës që shkarkuat.
OnionShare-in mund ta vini në funksionim përmes: flatpak run org.onionshare.OnionShare.
Instalim Snapcraft dorazi
Nëse doni ta instaloni OnionShare-in dorazi me Snapcraft duke përdorur paketën Snapcraft të nënshkruar me PGP, këtë mund ta bëni kështu:
Instaloni Snapcraft-in duke ndjekur udhëzimet te https://snapcraft.io/docs/installing-snapd.
Shkoni te https://onionshare.org/dist/, zgjidhni versionin më të ri të OnionShare-it dhe shkarkoni kartelat
.snap
dhe.snap.asc
.Verifikoni nënshkrimin PGP të kartelës
.snap
. Për më tepër hollësi, shihni Verifikim nënshkrimesh PGP.Instaloni kartelën
.snap
duke ekzekutuarsnap install --dangerous onionshare_VERSION_amd64.snap
. ZëvendësoniVERSION
me numrin e versionit të kartelës që shkarkuat. Kini parasysh se duhet të përdorni –dangerous, ngaqë paketa s’është nënshkruar nga shitorja Snapcraft, po ju verifikuar nënshkrimin e saj PGP, pra e dini se është e ligjshme.
OnionShare-in mund ta vini në punë me: snap run onionshare.
Vetëm për rresht urdhrash
Mundeni të instaloni thjesht versionin “rresht urdhrash” të OnionShare-it në çfarëdo sistemi operativ, duke përdorur përgjegjësin e paketave Python, pip
. Ndërfaqe rreshti urdhrash ka më tepër informacion.
FreeBSD
Edhe pse nuk zhvillohet zyrtarisht për këtë platformë, OnionShare mund të instalohet në FreeBSD. Mund të kihet përmes koleksionit të bartjeve, ose si paketë e montuar paraprakisht. Nëse vendosni ta instaloni dhe përdorni OnionShare-in në një sistem operativ FreeBSD, ju lutemi, mbani parasysh se NUK mbulohet zyrtarisht nga projekti OnionShare.
Edhe pse nuk ofrohet dhe mirëmbahet zyrtarisht nga zhvilluesit e OnionShare-it, paketa dhe bartjet FreeBSD sjellin dhe verifikojnë kodet burim prej depos zyrtare OnionShare (ose paketat zyrtare të hedhjeve në qarkullim nga PyPI). Nëse doni të kontrolloni ndryshime të lidhura me këtë platformë, ju lutemi, shihni burimet vijuese:
Instalim pkg dorazi
Që të instaloni paketën dyore, përdorni pkg install pyXY-onionshare
, ku pyXY
specifikon versionin Python për të cilin qe montuar paketa. Pra, për të instaluar OnionShare për Python 3.9, përdorni:
pkg install py39-onionshare
Ka gjithashtu një version Vetëm për rresht urdhrash të OnionShare-it, si paketë e paramontuar. Nëse doni të instaloni atë version, zëvendësoni py39-onionshare
me py39-onionshare-cli
.
Për informacion shtesë dhe hollësi rreth paketave të paramontuara FreeBSD, ju lutemi, shihni te ndarja për pkg te Doracaku zyrtar.
Instalim bartjeje dorazi
Për të instaluar një bartje FreeBSD, ndryshoni drejtorinë në ports collection që duhet ta keni shkarkuar më parë dhe ekzekutoni sa vijon:
make -s -C www/onionshare all install clean
Koleksioni i bartjeve ofron gjithashtu një bartje enkas për versionin Vetëm rresht urdhrash të OnionShare-it. Zëvendësoni www/onionshare
me www/onionshare-cli
, nëse doni të instaloni atë version.
Për informacion dhe hollësi shtesë rreth koleksionit të bartjeve FreeBSD, ju lutemi, shihni pjesën për bartje, te Doracaku zyrtar.
Verifikim nënshkrimesh PGP
Se paketa që shkarkoni është e ligjshme dhe s’është prekur mund ta verifikoni duke verifikuar nënshkrimin PGP për të. Për Windows dhe macOS, ky hap është opsional dhe jep mbrojtje të thelluar: dyorët OnionShare përmbajnë nënshkrime specifike për sistemin dhe mund të bazoheni thjesht në këto, nëse do të donit.
Kyç nënshkrimesh
Paketat nënshkruhen nga zhvilluesi kryesor, i cili është përgjegjës për hedhjen përkatëse në qarkullim. Ja hollësi kyçesh GPG për secilin nga zhvilluesit kryesorë të OnionShare-it:
- Micah Lee:
Shenja gishtash kyçi publik PGP
927F419D7EC82C2F149C1BD1403C2657CD994F73
.Kyçin e Mikas mund ta shkarkoni që nga shërbyesi keys.openpgp.org i kyçeve.
- Saptak Sengupta:
Shenja gishtash kyçi publik PGP
2AE3D40A6905C8E4E8ED95ECE46A2B977C14666B
.Kyçin e Saptakut mund ta shkarkoni që nga shërbyesi keys.openpgp.org i kyçeve.
- Miguel Jacq:
Shenja gishtash kyçi publik PGP
00AE817C24A10C2540461A9C1D7CDE0234DB458D
.Kyçin e Migelit mund ta shkarkoni që nga shërbyesi i kyçeve keys.openpgp.org <https://keys.openpgp.org/vks/v1/by-fingerprint/00AE817C24A10C2540461A9C1D7CDE0234DB458D>`_.
Që të verifikoni nënshkrime, duhet të keni të instaluar GnuPG-në. Për macOS gjasat janë t’ju duhet GPGTools, ndërsa për Windows me gjasa ju duhet Gpg4win.
Nënshkrime
Nënshkrimet (asi kartela .asc
), si dhe paketa për Windows, macOS, Flatpak, Snap dhe paketa burim mund të gjeni te https://onionshare.org/dist/ , në dosjet e emërtuara për çdo version të OnionShare-it. Mund t’i gjeni edhe në faqen GitHub të Hedhjeve Në Qarkullim.
Po verifikohet
Pasi të keni importuar në vargun tuaj të kyçeve GnuPG kyçet publikë të zhvilluesve bazë, shkarkuar dyorin dhe nënshkrimin .asc
, mund të verifikoni dyorin në një terminal, në këtë mënyrë:
Për Windows:
gpg --verify OnionShare-win64-2.6.msi.asc OnionShare-win64-2.6.msi (Windows 64-bit)
Për macOS:
gpg --verify OnionShare-2.6.dmg.asc OnionShare-2.6.dmg
Për Linux:
gpg --verify OnionShare-2.6.flatpak.asc OnionShare-2.6.flatpak (Flatpak)
gpg --verify onionshare_2.6_amd64.snap.asc onionshare_2.6_amd64.snap (Snap)
dhe për kartela burim:
gpg --verify onionshare-2.6.tar.gz.asc onionshare-2.6.tar.gz
Ajo çka pritet duket pak a shumë kështu:
gpg: Signature made Mo 10 Okt 2022 02:27:16 CEST
gpg: using RSA key 927F419D7EC82C2F149C1BD1403C2657CD994F73
gpg: Good signature from "Micah Lee <micah@micahflee.com>" [unknown]
gpg: aka "Micah Lee <micah.lee@firstlook.media>" [unknown]
gpg: WARNING: This key is not certified with a trusted signature!
gpg: There is no indication that the signature belongs to the owner.
Primary key fingerprint: 927F 419D 7EC8 2C2F 149C 1BD1 403C 2657 CD99 4F73
Nëse s’shihni Good signature from
, mund të ketë një problem me pacenueshmërinë e kartelës (dashakeqe ose jo) dhe s’duhet ta instaloni paketën.
WARNING:
i shfaqur më sipër s’është problem me paketën, thjesht do të thotë se s’keni përcaktuar një shkallë “besimi”” për kyçin PGP të Mikas (zhvilluesi kryesor).
Nëse doni të mësoni më tepër rreth verifikimit të nënshkrimeve PGP, mund të jenë të dobishëm udhërrëfyesit për Qubes OS dhe Projektin Tor .